Do të luajë dy ndeshje brenda 24 orëve, Onana sakrifikon për United dhe Kamerunin

Andre Onana do të zbresë në fushë dy herë brenda 24 orëve dhe do të mbrojë portën e Manchester United dhe të Kamerunit në Kupën e Afrikës.

“Djajtë e Kuq” dhe Federata afrikane kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe portieri do aktivizohet rregullisht nga tekniku Erik ten Hag më datë 14 janar në ndeshjen e Premier League ndaj Tottenham dhe më datë 15 do jetë sërish në fushë për të mbrojtur portën e Kamerunit në debutimin e tyre në Kupën e Afrikës ndaj Guinesë.

Klubi anglez ashtu edhe Federata e Kamerunit gjetën një zgjidhje dhe kështu, mes datës 14 dhe 15 janar, Onana do të zbresë në fushë dy herë brenda 24 orëve për të mbrojtur portën e Manchester United dhe kombëtares së tij, Kamerunit.