Butrinti në “Native Planet”: Njihuni me qytetin antik magjepsës, vendosur në jug të Shqipërisë
"Native Planet", seriali dokumentar televiziv që ju tregon shikuesve destinacione të veçanta turistike anembanë botës, komunitete dhe kultura nga më të ndryshmet ka përzgjedhur Butrintin, për të përmbyllur sugjerimit e vitit 2023.
Në artikullin e botuar prej tyre, Butrinti cilësohet si një qytet antik magjepsës, vendosur në jug të Shqipërisë.
Ky vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s ofron një vështrim unik në të kaluarën, me rrënojat e tij të ruajtura mirë dhe monumentet historike që datojnë 2500 vjet më parë shkruhet në publikimin e Native Planet.
“Për adhuruesit e udhëtimeve që kërkojnë të zbulojnë thesaret e epokave të shkuara, Butrinti ofron një mundësi të pashembullt për të përjetuar të fshehtat e historisë të rrënjosura brenda kufijve të tij”.
Artikulli vlerëson se çdo cep i Butrintit tregon një histori që për adhuruesit e historisë dhe turistët e rastësishëm duken magjepsëse.
Amfiteatri antik i qytetit , Porta ikonë e Luanit, Rrënojat e tempullit, me kolona korintike nuk mund të mbeteshin jashtë vëmendjes.
Artikulli thekson gjithashtu vendodhjen strategjike, dhe mjedisin piktoresk përkundër gjithë historisë së Butrintit.
Ndërsa largoheni nga qyteti antik, kujtimet e Butrintit do të mbeten, duke ju ftuar të ktheheni në përqafimin e tij mistik, herë pas here, përfundon sugjerimi.

