Cardi nënkuptoi se s’ishte rikthyer me Offset, por e vërteta mund të jetë ndryshe

Cardi B po bën çmos që t’u tregojë njerëzve që s’është rikthyer me reperin Offset, por një fanse “i tradhtoi” duke publikuar foto të ndara me secilin nga reperët.

Një fanse e të dyve publikoi një kolazh me foto në Instagram, në të cilin kishte pozuar edhe me Cardi B, edhe me Offset, ndërsa i kishte takuar në New York. Vajza ishte veshur njësoj në të dyja fotot, kishte të njëjtin model flokësh dhe qenushin në duar, ndaj supozohet se fotot janë shkrepur në të njëjtën ditë.

Disa orë më parë se fansja të publikonte fotot dhe të shprehej se ndihej me fat që takoi reperët, Cardi kishte postuar një video ku shfaqej me të njëjtën bluzë me kapuç.
 
Sigurisht, interneti reagoi: “Ok, kë po gënjejmë Cardi?”; “Vajzë, ti nuk vë mend”; “Mirë që je rikthyer, por pse s’e pranon?” ishin disa nga komentet në rrjetet sociale.

Reperja e hitit "WAP" mohoi tërthorazi pretendimet se ishte rikthyer me ish-in. Një llogari në X u shpreh: “Cardi B u rikthye me Offset pas 12 ditësh” dhe njerëz të ndryshëm komentuan se llogaria e shpiku thashethemin. Cardi u bëri like komenteve ku njerëzit shpreheshin se fakti që ajo festoi Krishtlindjen me ish-bashkëshortin, jo domosdoshmërisht do të thotë se janë pajtuar.

Cardi nënkuptoi se s’ishte rikthyer me Offset, por e vërteta