Anthony Hopkins u uron fansave Gëzuar Vitin e ri, ka një mesazh edhe për “pijanecët” e festave!

Ylli 85-vjeçar i kinematografisë botërore, Anthony Hopkins, i ka uruar të gjithëve vitin e ri, por gjatë urimit iu drejtua “pijanecëve” të festave, duke treguar se prej 48 vitesh është i kujdesshëm me alkoolin.

“Përshëndetje. Gëzuar Vitin e Ri për të gjithë ju. Kënaquni të gjithë ju argëtues dhe pijetarë! Gëzuar Vitin e Ri, kalofshi bukur. Sot, 48 vjet më parë, hoqa dorë nga alkooli. Mora ndihmë për këtë dhe jeta ime ndryshoi. Unë nuk jam xheloz që ju jeni atje jashtë duke u argëtuar”, tha ai dhe më pas inkurajoi njerëzit që luftojnë me varësinë për të kërkuar ndihmë.

Hopkins ka folur sërish për varësinë që ka pasur me alkoolin. Në vitin 2020, ai i tha New York Times për vendimin për të hequr dorë nga pija në vitin 1975. “Mendova, “Epo, duhet ta ndaloj këtë sepse ose do të vras ​​dikë ose do të vras ​​veten”. Jeta ime, që nga ai moment, mori një kuptim të ri”, thotë Hopkins.

Dhe në vitin 2021, ai pranoi në revistën Sunday Times se “Alkoolistët Anonimë e kishin shpëtuar”. Pas një incidenti kur ai pinte shumë, ai mori pjesë në një mbledhje të tyre, për të cilën tha: “Unë nuk kam pirë [që atëherë] dhe nuk e kam ndjerë nevojën. Kur kërkova ndihmë dhe kuptova se nuk isha vetëm, se kishte mijëra njerëz si unë, të gjitha frikërat e mia filluan të largoheshin.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Anthony Hopkins (@anthonyhopkins)