Pasi u "kryqëzua" nga ndjekësit, Ariana Grande rikthehet me albumin e ri: Jam shumë e lodhur...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Dhjetor 2023, 09:17
Ariana Grande ka gati albumin e ri, pas tri vitesh nga publikimi i albumit “Positions” në vitin 2020.
Këngëtarja nxiti komentet e ndjekësve me një album fotosh dhe videosh të postuara në rrjetin social "Instagram", duke etiketuar producentin muzikor Ilya Salmanzadeh, teksa shkroi në postim: “Shihemi vitin e ardhshëm”.
Ariana publikoi një selfie në të cilën qan në një studio regjistrimi dhe një video ku duket e shtrirë në divan dhe e mbuluar me një batanije, ndërsa personi që filmonte pyet: “A është kjo dita e fundit e punës për albumin?” Ylli i popit përgjigjet: “Jam shumë e lodhur, por shumë e lumtur dhe mirënjohëse”.
View this post on Instagram
