Pas tre vitesh martesë vajza e Paul Walker njofton divorcin: Do të vazhdojmë ta...

Vajza e Paul Walker, Meadow është divorcuar nga partneri i saj pas tre vitesh martesë. Ajo dhe Louis Thornton Allan u martuan në një plazh në Republikën Domenikane në tetor 2021 dhe deri më tani, arsyeja e ndarjes së tyre nuk është zbuluar.

Me një postim në llogarinë personale në rrjetin social "Instagram", vajza e protagonistit të ndjerë të “Fast & Furious” ka bërë të ditur vendimin që ka marrë me bashkëshortin.

Madje ajo ka shpjeguar se ky vendim është marrë bashkërisht.

“Pas tre viteve të mrekullueshme martesë, ne kemi rënë dakord të ndahemi miqësisht”, ka shkruar ajo.

“Ky vendim u mor bashkërisht dhe ne sinqerisht shpresojmë që të gjithë mund të respektojnë dëshirën tonë për privatësi. Ne kemi dashuri dhe respekt të ndërsjellë për njëri-tjetrin dhe do të vazhdojmë ta mbështesim njëri-tjetrin”, shkroi ajo. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

 

A post shared by Meadow Walker (@meadowwalker)