FOTO/ Luiz Ejlli në një bashkëpunim muzikor me reperin e njohur?

Luiz Ejlli kohët e fundit ka publikuar një sërë këngësh ku më e freskëta është “Ninulla e vetmisë” e publikuar vetëm 7 ditë më parë.

Por mesa duket për këngëtarin nuk do të jetë e fundit.

Ndonëse nata e ndërrimit të viteve nuk është e largët, këngëtari është gati për të publikuar projektin e radhës.

Një foto e postuar në rrjetin social "Instagram" nga Luizi, ku shihet krah këngëtarit kosovar Bardhi Idrizi, i njohur me emrin e artit “Bardhi”, ngre dyshimet për bashkëpunimin më të zjarrtë të vitit.

Ndonëse asnjë nga dy artistët nuk ka folur për këtë projekt, "storyt" e Luizit flasin për një bashkëpunim.

FOTO/ Luiz Ejlli në një bashkëpunim muzikor me reperin e njohur?