Serbia njeh targat e Kosovës, Isufi: Vendim politik, Serbia po tenton që të shmanget nga sulmi i 24 shtatorit
Nga Siklajda Shorja Përditësimi i fundit 28 Dhjetor 2023, 18:49
Gazetari, Venhar Isufi në një intervistë në Ora News foli për vendimin e Serbisë që do lejojë makinat me targat e Kosovës të qarkullojnë në territorin e saj.
Isufi u shpreh se ky vendim i Serbisë po shihet si vendim politik.
Venhar Isufi: Serbia ka marrë vendim që do të pranojë targat legale të cilat i ka Republika e Kosovës, ku qytetarët do ta kenë mundësinë që me targat e tyre të shkojnë në Republikën e Serbisë.
Por ky vendim po shihet pra si vendim politik që e ka potencuar edhe kryeministri Kurti meqë Serbia në bazë të kësaj po tenton që të shmanget nga sulmi i 24 shtatorit në Banjskë.
Serbia tani në kohën që opozita po proteston atje, Vucic deshtimet e tij po mundohet qe ti mbuloje me nje marreveshje.
