Melazim Koçi: Kurti po gabon me zgjedhjet e parakohshme, të kërkojë sqarimin e letrës së Brnabiç
Për analistin Melazim Koçi është krejt e parëndësishme që çështja e zbatimit të marrëveshjes së përdorimit të targave, por esenciale sipas tij, tani është radha e Kosovës që të bëjë hapin e saj për zbatimin e Asociacioni, pasi hapi i Serbisë është i madh sa i përket detyrimeve me BE-në.
I ftuar në studion e lajmeve në “Ora News”, ai tha se shpallja e zgjedhjeve të parakohshme që po artikulon qeveria Kurti dhe kryetari i Kuvendit dje, nuk është zgjidhje dhe nuk do të pranohet nga faktori ndërkombëtar
“Dhe kjo ndoshta është arsyeja se pse z. Kurti synon ta mbajë në dyshim pasi hapi që do të hidhet d9o të jetë është i madh.
Kosova duhet ta kushtëzojë dialogun me Serbinë deri sa të sqarojë çështjen e letrës së kryeministres Brnabiç, por jo ta hedhë pposhtë marrëveshjen Franko-gjermane, sepse nëse e hedh poshtë, Kosova do të marrë përgjegjësi për dështimin kësaj marrëveshjeje, pa e sqaruar më parë.
Shpallja e zgjedhjeve të parakohshme që po artikulon qeveria Kurti dhe kryetari i Kuvendit dje, nuk është zgjidhje dhe nuk do të pranohet nga faktori ndërkombëtar, sepse do të shmangej një obligim të cilin Kosova e ka marrë para Francës, Gjermanisë dhe Italisë.
Nuk besoj se do të ketë largim nga drejtimi i Serbisë i Aleksandër Vuçiç. Opozita atje vuan sa i përket një opozite të vërtetë, pasi ajo është më shumë nacionaliste sa partia e Vuçiç dhe kjo ëhstë arsyeja se pse ndërkombëtarët nuk e përkrahin opozitën atje”, u shpreh në analizën e tij Melazim Koçi.


