Sherr për parkimin, dy të vdekur dhe dy të plagosur në Tetovë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Dhjetor 2023, 16:36
Sot në Çollopek të komunës së Bërvinicës, në Tetovë, sipas të dhënave të para të policisë, janë vrarë dy persona ndërsa dy të tjerë janë të plagosur.
Motivi dyshohet të ketë qenë për shkak të një sherri për vendparkim.
Jo zyrtarisht, mësohet se personat janë të afërm mes vete dhe besohet se edhe më herët kanë pasur mosmarrëveshje.
