“S’ka refuzim nga partnerët” Dumani: Po kryhen procedura ekstradimi për Mirel Mërtirin e Stela Gugalljan

Kreu i SPAK, në një takim informal me gazetares, pyetjes nëse për Mirel Mërtirin e Stela Gugalljan, se po bëjnë përpjekje për të përfituar azil dhe nëse ka veprime lidhur me këtë çështje, iu përgjigj se nuk ka qëndrim refuzimi kërkese për ekstradimi.  

Dumani: Nuk kemi një komunikim që të na e kenë refuzuar kërkesën e ekstradimit. Ka patur një qëndrim nga partnerët që janë duke u kryer procedurat e ekstradimit të personave në fjalë.

Mirel Mërtiri kallëzoi në SPAK prokurorin Klodian Brahon.

Dumani: E kemi marrë kallëzimin me postë nga personi në fjalë. Çështja po trajtohet njëlloj si çdo çështje tjetër me seriozitet të plotë. Askush nuk është imun as në radhët tona përfshirë edhe unë.