Peshkaqeni vret serfistin/ Australi, i riu u sulmua në plazhin e famshëm për dallgët

Një i ri ka humbur jetën gjatë sërfit pasi u sulmua nga një peshkaqen. Ngjarja ka ndodhur në Australinë jugore, në një zonë ku numri i tyre është në rritje.

Një adoleshent u vra nga një sulm peshkaqeni në një vend surfing-u në Australinë Jugore. Trupi u gjet në ujë pas sulmit, pranë plazhit Ethel në Parkun Kombëtar Innes.

Një banor vendas tha për ABC Neës se sulmi i së enjtes ishte i pari fatal në resort për të cilin ai kishte dijeni. Ai shpjegoi se viktima mund të ketë qenë rreth "30 deri në 40 metra larg bregut".

Plazhi Ethel është 400 metra i gjatë, një plazhit me rërë,i njohur për turistët, me dallgë mesatarisht 1.5 metra.

Zona ka pasur gjithmonë peshkaqenë por tashmë ka shumë më tepër prej tyre. Megjithatë shkencëtarët kanë paralajmëruar se një rritje në shikimin e peshkaqenëve nuk do të thotë domosdoshmërisht një rritje në numër të tyre.

Ngjarje të ngjashme kanë ndodhur dy herë gjatë këtij viti ku, në shkurt, një vajzë u godit nga një peshkaqen në një lumë në Perth, kryeqyteti i Australisë Perëndimore dhe në maj, një sërfist humbi jetën në Gadishullin Eyre.

Australia ka më shumë sulme të peshkaqenëve se çdo vend tjetër pas SHBA-së.