Erërat e forta shkaktojnë panik, momenti kur avioni bën ulje emergjente
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Dhjetor 2023, 12:29
Avioni i American airlines u detyrua të bënte ulje emergjente në aeroportin Heathrow të Londrës për shkak të erërave të forta. Në një video të kapur nga BigJetTV, një person dëgjohet duke bërtitur dhe lutur që avioni të ndalojë.
Erërat e forta dhe shirat e dendur goditën zonën përreth aeroportit Heathrow të mërkurën.
Stuhia Gerrit shkaktoi përmbytje dhe probleme udhëtimi, me Skocinë që është goditur më shumë.