Alarmi për riorganizimin e Radoiçiçit, Ukaj: Nuk i takon Kurtit për të shpërndarë në publik informacione të tilla
Analisti, Fidan Ukaj në një intervistë në Ora News foli për marrëdhëniet Kosovë-Serbi dhe për lajmin e qeverisë së Serbisë që do lejojë makinat me targa të Kosovës të qarkullojnë brenda territorit të Serbisë. Ukaj u shpreh se është më shumë një taktizim i Serbisë sesa një vullnet i saj që ti zbatojë marrëveshjet.
‘’Në fakt ky njoftim nga ana e Serbisë për lejimin e targave RKS, që të qarkullojnë nëpër territorin e Serbisë mendoj se vjen më shumë si një dekadë nga procesi dialogues pasi është një dakordim i vitit 2011, po hyjmë në vitin 2024 dhe si cudi vjen ky lajm nga Serbia kur atje ka trazira dhe i gjithë faktori ndërkombëtar është përqëndruar në marrëveshjen e Brukselit dhe aneksi i Ohrit.
Mendoj se më shumë është një taktizim i Serbisë sesa një vullnet i saj që ti zbatojë marrëveshjet.
24 shtatori e humbi kredibilitetin e Serbisë, influencën e saj apo supermacinë e saj në arenën ndërkombëtare dhe tani Serbia përmes këtyre marrëveshjeve dëshiron që ta ringrejë pozicionin e saj dhe të marrë një pozicion më të lakmueshëm në arenën ndërkombëtarë’’, tha ndër të tjera Ukaj.
Ndërsa për lajmet për riorganizimin e Radoiçiç, Ukaj theksoi se nuk i takon Kurtit për të shpërndarë në publik informacione të tilla.
''Une mendoj se eshte jo e drejte nga ana e kryeministrit te vendit qe te shperndaje informacione te tilla ne publik. Ne Kosove kemi 3 komponenete sigurie, eshte policia e Kosoves eshte Eulexi dhe tani eshte edhe nje prezence e shtuar e KFOR-it'', tha Ukaj.
