Fondi Sovran në Kushtetuese, PDK: Qeveria po synon të krijojë monopol

Partia Demokratike e Kosovës ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Fondin Sovran.

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala shprhet se Qeveria përmes këtij ligji po orvatet të vendosë një superstrukturë për të krijuar pabarazi dhe për të hapur linja tjera të kontrollit mbi asetet publike.

Ligji për fondin Sovran, miratuar në kuvendin e Kosovës nga mazhoranca përfundoi në Kushtetuese.

Ishte grupi i deputeteve të Partisë Demokratike që morën nismen, pasi sipas tyre ai është diskrimunues dhe në kundërshtim me parimin e ekonomisë së lirë të tregut.

''Nga sot po e fillojmë një proces juridik, për ndërprerjen e hyrjes në fuqi të një ligji të dëmshme për ekonominë e vendit tonë, ky ligj në realitet suprimon ligjin për shoqërinë tregtare ligjin për ndërmarrje publike, ligjin për AKP-në, ligjin për pronën publike, ligjin për prokurimin publikë, ligjin për auditmin financiar ligjin e punës, dhe ligjin e Trepçës, një ligj që suprimon dhjetëra ligje lenë më mjera punëtorë pa asnjë kujdese ligjore, lenë nën mëshirën e një ekipi menaxhues të Fondit Sovran që mbi bazën e rregullores të parapara do të rregullojë fatin e mjera punëtoreve të industrisë së rendë, të Trepçës të KEK-ut, të Postës të Telekomit, të hekurudhave, të AKP-së supremi i këtyre ligjeve bije ndesh më parimet e ekonomisë së tregut të lirë, më sociale dhe sindikale, bije ndesh më gjithë atë që quhet ekonomi e Kosovës”, tha Shala.

Ndërkaq, përfaqësuesi ligjor i PDK-së, Faton Fetahu, tha se besojnë se Kushtetuesja do të shpallë jokushtetues ligjin.

Ai tregoi disa nga çështjet që PDK-ja i ka kontestuar.

“Së pari, në pikëpamje të titullit ligjor, ndërmarrja apo superstruktura mega-ekonomike që po krijohet me Fondin Sovran, e ka titullin ‘Shoqëri aksionare’, por kjo është ‘shoqëri e shoqërive aksionare’ sepse dhjetëra ndërmarrje të tjera publike do t’i nënshtrohen asaj dhe përballë saj nuk do të ekzistojnë në pikëpamjen juridike. Kjo nënkupton se krijohen pabarazi, krijohen pasiguri juridike, element që përbën thelbin e sundimit të ligjit si dhe vlerë në kuptimin e nenit 7 të Kushtetutës”, tha Fetahu.

Ky Ligj u miratua ditë më parë në Kuvendin e Kosovës, me votat e deputetëve të partisë në pushtet. Edhe LDK-ja e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese me pretendimet se “Qeveria Kurti po dëshiron të krijojë një super-ndërmarrje të kontrolluar shtetërore”.

Qeveria e Kosovës ka thënë se Fondi Sovran do të jetë një mekanizëm i ri dhe efektiv për orientimin e investimeve, përmirësimin e qeverisjes korporative, ngritjen e konkurrueshmërisë dhe cilësisë, në sektorin e ndërmarrjeve publike.