Festa përfundon në tragjedi/ Të paktën 7 viktima nga zjarri në një bujtinë në Rumani
Një festë në një bujtinë u shndërrua në tragjedi në Rumani. Të paktën 7 persona humbën jetën dhe një i tetë është i zhdukur, pasi objekti u përfshi nga flakët
Të paktën 7 persona, 3 prej të cilëve fëmijë, kanë humbur jetën në Rumani pasi një fermë u përfshi nga flakët
Ndërkohë po verifikohet për një viktimë të tetë.
Ngjarja tragjike është shënuar në qarkun Prahovë, ndërsa shkaqet janë ende të paqarta
Autoritetet kanë njoftuar se identifikimi I viktimave është bërë në bazë të analizave të ADNsë pasi trupat e tyre janë karbonizuar.
Në kohën e ngjarjes, në bujtinë ndodheshin 26 persona që kishin organizuar një festë dhe 5 prej tyre kanë marrë plagë të rënda.
Prokuroria rumune ka nisur hetimet pasi zyrtarët thanë se ndërtesa nuk kishte certifikatë që tregon se është e mbrojtur nga zjarri.
Kjo rihap edhe një dosje në lidhje me mënyrën se si inspektorët e kanë fermën në vitin 2019 për kushtet e sigurisë.

