Ajri në Evropë, më i thatë në 4 shekuj. Studimi: Shkak mungesa e reshjeve dhe ndikimi i njeriut

Ajri i Evropës është më i thati në 400 vitet e fundit, sipas një studimi  nga 67 shkencëtarë që merren me leximin e anomalive në unazat e pemëve.

Në 30 vitet e fundit thatësia është ndihmuar nga rritja e temperaturave, mungesa e shirave, zjarret e fundit në pjesën qëndrore të kontinentit, por edhe të korrat e pakta në jug, vlerësojnë ata.

Hulumtimi është bazuar në kronologjitë e marra nga studimi i pemëve të ndryshme nga 45 vende, kryesisht lisa, pisha, bredha, degë ahu etj.

Celuloza e të cilave tregon raporte të ndryshme të dy izotopeve të oksigjenit.

Dallimet janë kryesisht për shkak të reshjeve dhe ujit që rrënjët përthithin nga toka, por edhe proceseve specifike për fiziologjinë e bimëve.

Duke kombinuar këtë informacion, shkencëtarët përcaktuan deficitin e presionit të avullit që tregon ndryshimin midis sasisë së ujit të pranishëm në ajër dhe asaj që mund të ketë kur është i ngopur, që paraqitet në formën e vesës.

Në shekullin e kaluar, ka pasur dy periudha veçanërisht të thata, një në vitet e Luftës së Dytë Botërore dhe një tjetër në dekadat e viteve 70 dhe 80.

Por në asnjë moment nuk ka pasur një deficit të presionit të avullit, siç është theksuar dhe aq e përgjithësuar sa ajo e treguar në studimin e fundit.

Këto të dhëna të reja komplikojnë skenarin e thatësirës që po përjeton pothuajse i gjithë kontinenti prej disa vitesh.

Shkaku kryesor renditet thatësira meteorologjike që vjen si pasojë e mungesës së reshjeve, së dyti është thatësira bujqësore dhe pasohet nga ajo hidrologjike që është mungesa e ujit në rezervuarët natyrorë ose të krijuar nga njeriu.