Ndërpritet shërbimi i internetit dhe komunikimi në Rripin e Gazës

Komunikimet dhe shërbimet e internetit në Rripin e Gazës janë plotësisht të ndërprera.

Kështu njoftuan të martën tre ofrues palestinezë të internetit në deklaratat e postuara në llogaritë e tyre në mediat sociale, shkruan CNN.

“Me keqardhje njoftojmë një ndërprerje të plotë të shërbimeve të telekomunikacionit fiks dhe të internetit me Rripin e dashur të Gazës, për shkak të agresionit të vazhdueshëm.

Ekuipazhet tona teknike po punojnë për të rivendosur shërbimet pavarësisht kushteve të rrezikshme në terren,” thuhet në deklaratë.