''Mushkëritë'' e Tokës në rrezik, Pylli i Amazonës po përballet me thatësirë ekstreme
Mushkëritë e Tokës janë në rrezik! Shkencëtarët kanë ngritur shqetësimin për thatësirat e mëdha të regjistruara në Amazonë, ndikuar nga fenomeni EL Nino.
Pylli tropikal i Amazonës përjetoi thatësirën më të keqe të regjistruar në vitin 2023.
Dhjetra lumenj në fshatrat përrreth u thanë, vendi u përfshi nga zjarret dhe kafshët e egra u përgjysmuan.
Sezoni i shirave në Amazonë duhej të kishte filluar në tetor, por edhe nën nëntor reshjet ishin të pakëta.
Kjo si pasojë efektit të El Niño, i përforcuar nga ndryshimet klimatike.
El Nino bëri që uji të ngrohet në Oqeanin Paqësor, duke e shtyrë ajrin e nxehtë mbi Amerikat.
Këtë vit uji në Atlantikun e Veriut ishte gjithashtu jashtëzakonisht i ngrohtë dhe ajri i nxehtë dhe i thatë e mbështolli të gjithë amazonën.
Kjo që po ndodh është e tmerrshme.
Si mund t’i ndodhë pyllit të shiut?", tha Flávia Costa, një ekologe e bimëve në Institutin Kombëtar për Kërkimet e Amazonës, e cila ka jetuar dhe punuar aty për 26 vjet.
Shkencëtarët ngritën shqetësimin se këto kushte janë tregues i shkatërrimit të pyllit më të madh në bot, e madje sipas tyre po shkon drejt një pike pa kthim.
Qindra familje vuajnë ujin e pijshëm, bimët nuk gjejnë më përshtatje për t’u rritur, ndërsa numri it ë sëmurëve sa vjen dhe rritet.
Sipas disa vlerësimeve, thatësira e vitit 2023 e tejkalon atë Godzilla" të vitit 2015, që vrau 2.5 miliardë pemë dhe bimë në vetëm në një pjesë të vogël të pyllit.
