Izraeli dorëzon trupat e 80 palestinezëve të vrarë në Gazën veriore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Dhjetor 2023, 20:48
Trupat e 80 palestinezëve në Gazën veriore janë transportuar në Gazën jugore nëpërmjet vendkalimit Karem Abu Salem.
Ata u pritën nga autoritetet lokale, shkruan Al Jazera.
Pamjet e shpërndara në mediat e huaja tregojnë trupat, të mbështjellë me material blu, duke u varrosur në një varr masiv në perëndim të Rafahut pa asnjë familje të pranishme.
