Qeni sulmon dhe plagos rëndë 12-vjeçaren në Greqi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Dhjetor 2023, 22:54
Një 12-vjeçare është sulmuar nga një qen në Kamatero të Greqisë.
Sulmi i ndodhur në rrethana të paqarta ka ndodhur pak para orës 11:00 të ditës së djeshme.
Qeni i ka shpëtuar vëmendjes së pronarit 55-vjeçar dhe ka dalë nga dera që ishte e hapur duke sulmuar fëmijën.
12-vjeçarja ka marrë plagë të rënda në krahun dhe këmbën e djathtë, sipas medieve greke.
Menjëherë është dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë.