Bilanc tragjik në Gaza, rreth 21 mijë palestinezë janë vrarë që nga fillimi i luftës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Dhjetor 2023, 14:05
Pothuajse 21,000 njerëz janë vrarë në sulmet izraelite në Gaza që nga 7 tetori, sipas një njoftimi të ministrisë së shëndetësisë. Përkatësisht, 20,915 janë vrarë dhe 54,918 janë plagosur.
Sipas të dhënave, 241 palestinezë janë vrarë në 24 orët e fundit dhe 382 janë plagosur.
Rikujtojmë se Izraeli ka qenë nën presionin e SHBA-së për të ulur intensitetin e luftimeve në Gaza, për të reduktuar numrin e civilëve të vrarë.