Aksident tragjik në Nigeri/ Makinat përplasen kokë më kokë, 11 të vdekur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Dhjetor 2023, 11:30
Një aksident tragjik ka ndiodhur në Nigerinë veriore, ku si pasojë humbën jetën 11 persona.
Dy automjete janë përplasur kokë më kokë, në Kwanar Gujungu, një qytet në zonën e qeverisjes lokale Taura të shtetit Jigawa dhe pasagjerët gjetën vdekjen e menjëhershme.
Aksidentet vdekjeprurëse rrugore raportohen shpesh në Nigeri, shpesh të shkaktuara nga mbingarkesa, kushtet e këqija të rrugës dhe pakujdesia.
