Netanyahu zotohet të zgjerojë operacionin në Gaza
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Dhjetor 2023, 07:04
Kryeministri Benjamin Netanyahu thotë se Izraeli do të zgjerojë ofensivën e tij tokësore në Gaza në ditët në vijim, pavarësisht përpjekjeve ndërkombëtare për të ndalur luftimet.
Duke folur me anëtarët e Partisë së tij Likud, Netanyahu tha se lufta “nuk është afër përfundimit”.
Netanyahu foli pasi vizitoi trupat që luftonin brenda Gazës. Komentet vijnë pasi Egjipti po bën një propozim ambicioz për t’i dhënë fund luftës Izrael-Hamas.
“Ne nuk po ndalemi. Ne po vazhdojmë të luftojmë dhe po e zgjerojmë luftën në ditët në vijim,” tha Netanyahu. “Do të jetë një betejë e gjatë dhe nuk është afër përfundimit.”

