Zhang jep miratimin, Interi ka gati afrimin e parë të janarit
Futbollisti ka kontratë me Club Brugge deri në verën e 2025-ës, por fill pasi mësoi për interesin konkret të Interit, nisi edhe presionin ndaj belgëve, teksa në ndeshjen e fundit nuk është grumbulluar.
Club Brugge kërkon 10-12 milionë euro për kartonin e Buchanan, teksa Marotta duket se ka marrë tashmë edhe miratimin e presidentit Stiven Zhang, për të transferuar kanadezin në huazim me detyrim blerjeje.
Marrëveshja pritet të mbyllet që në ditët e para të janarit, me qëllim që Simone Inzaghi të ketë Buchanan në dispozicion sa më shpejt.
Mbrojtësi kanadez, që në shkurt do të festojë ditëlindjen e 25-të, pritet të jetë jo vetëm një përforcim për të tashmen te zikaltrit, por edhe për të ardhmen, duke qenë se kontrata e Cuadrados skadon në verë dhe holandezi Dumfries nuk ka pranuar rinovimin, ndaj me shumë gjasa do të shitet.

