Gjendet i djegur një 55 vjeçar brenda veturës në Prizren, dyshohet për vetvrasje
Një rast tragjik ka ndodhur të dielën pas mesnate në Prizren, pasi një person dyshohet se është vetëvrarë në Prizren.
Policia e Kosovës njofton se fillimisht kanë marrë raportimin se në rrugën “Kastriotët”, në afërsi të rrugës “Transiti i ri “, është duke u djegur një veturë.
Patrullat policore kanë shkuar në vendngjarje dhe nga informatat e para nga aty kanë kuptuar se një person gjendej në veturë, e cila ishte e djegur plotësisht bashkë me viktimën.
“Vetura e djegur është një golf 2, ndërsa viktima dyshohet të jetë Sh. K., i lindur në vitin 1968 nga fshati Jeshkovë, Prizren. Në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësit përgjegjëse për rastin si dhe prokurori kujdestar”, thuhet në njoftim.
Nga hetimet e para, Policia njofton se dyshohet se viktima ka bërë vetëvrasje.
Me urdhër të prokurorit rasti është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë “ dhe mbetjet nga trupi i pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për ekzaminim.
