Zjarr në një fabrikë e përpunimit të nikelit në Indonezi, 13 të vdekur dhe 38 të plagosur

Të paktën 13 persona kanë humbur jetën dhe 38 të tjerë janë plagosur pasi një fabrikë e përpunimit të nikelit në Indonezi u përfshi nga flakët.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në ishullin Sulavesi teksa hetimet paraprake vlerësojnë se ka ardhur si pasojë e punës së riparimit në një furre me lëng të djegshëm, dhe më pas ka shkaktuar shpërthimin e boteve të oksigjenit aty pranë.

Sipas deklaratës së autoriteteve, viktimat janë tetë indonezianë dhe 5 punonjës kinezë, por identifikimi I tyre për t’u nisur trupat e pajetë familjarëve është thuaje i pamundur për shkak të djegieve.

Ndërsa 17 prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë, kanë shtuar ata.

Ishulli Sulavesi është një qendër për prodhimin e nikelit në vendin e pasur me minerale dhe investimi në rritje i Pekinit ka shkaktuar trazira mbi kushtet e punës në objektet e tij.

Zjarret vdekjeprurëse nuk janë të rralla në Indonezi, një vend i përhapur me më shumë se 250 milionë banorë, ku rregulloret e sigurisë shpesh shpërfillen.

Në janar, dy punëtorë, u vranë në një fabrikë shkrirjeje të nikelit në të njëjtin park industrial, gjatë trazirave dhe protestave për kushtet e sigurisë dhe pagesën.

Në qershor, një tjetër zjarr në të njëjtën fabrikë la një të vdekur dhe gjashtë të tjerë të plagosur.