Dy shqiptarë u dënuan në Britaninë e Madhe për kultivim të bimëve narkotike me një vlerë mbi 700 mijë paundë!

Zenel Sulaj 30 vjeç dhe Sali Kadria 31 vjeç u arrestuan në Newport, më 20 tetor në ndërsa po kultivonin 680 rrënjë kanabis sativa!

Kur policia lokale ndërhyri, ata tentuan ti shpëtojnë arrestimit fillimisht duke u larguar përmes çatise dhe më pas u fshehën nën një krevat, por e gjitha rezultoi pa sukses

Në tri dhoma, autoritetet zbuluan bimë kanabisi në faza të ndryshme rritjeje!

30-vjeçari Sulaj pasi u përball me akuzat në Gjykatën e Kardifit ka kërkuar të deportohet në Shqipëri që te jetë pranë prindërve

“Kam humbur dy vite të jetës time kot”, citohet ai të ketë deklaruar para togave të zeza.

Në seancë, u bë e ditur se i riu shqiptar nuk kishte dokumentacion të rregullt për të qëndruar e punuar në Britaninë e Madhe.

Ndërsa Sali Kadria, veç kultivimit të kanabisit, akuzohet edhe për shkelje të një dënimi me 6 muaj burg për një sulm seksual ndaj një të miture, në vitin 2020, duke ndryshuar pa lajmërim adresën e shtëpisë.

Ai pretendoi se "duhej të largohej" nga Londra  pasi ishte bërë objektiv i gjuetarëve të pedofilëve

Në gjykatë, 31-vjeçari tha se kishte hyrë ilegalisht në Britaninë e Madhe dhe po punonte për të shlyer borxhin ndaj atyre që e sollën në ishull.

Në përfundim të procesit Zenel Sulaj u dënua me 6 muaj burg, ndërsa Sali Kadria me 14 muaj në qeli.

Të dy pritet të deportohen drejt Shqipërisë në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar nga dy qeveritë!