Pragë: Raportohet se autori i masakrës është studenti 24-vjeçar David Kozak - Postoi mesazhe urrejtjeje në rusisht

Studenti 24-vjeçar David Kozak mësohet se është autori i masakrës në Universitetin e Pragës me 11 të vdekur dhe 25 të plagosur. David Kozak dyshohet se postoi mesazhe urrejtjeje në Telegram, ku shprehej në rusisht dhe qëllimin e tij për të vrarë veten

Sipas autoriteteve çeke, të vdekurit janë 11, së bashku me autorin, ndërsa të plagosurit arrijnë në të paktën 25, nga të cilët nëntë janë të shtruar në spital në gjendje të rëndë.

Fotoja e autorit të dyshuar që qarkullon në rrjetet sociale nuk është konfirmuar nga autoritetet.