“Nuk bëhet më keq”/OKB publikon raportin: 570 mijë njerëz në Gaza po vdesin nga uria

Më shumë se gjysmë milioni njerëz në Gaza ose një e katërta e popullsisë janë të uritur për shkak të mungesës së ushqimit, sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara të publikuar sot.

Raporti theksoi krizën humanitare në Gaza pas më shumë se 10 javësh bombardimesh dhe luftimesh mes palëve. Sipas shifrave në raport, shtrirja e urisë së popullatës pothuajse eklipsoi edhe urinë në Afganistan dhe Jemen të viteve të fundit.

“Nuk bëhet më keq. Nuk kam parë kurrë diçka në përmasat që po ndodh në Gaza dhe me këtë shpejtësi. Sa shpejt ka ndodhur, në vetëm dy muaj,” tha Arif Husain, kryeekonomist për Programin Botëror të Ushqimit të OKB-së.

Izraeli thotë se është në fazën përfundimtare të spastrimit të militantëve të Hamasit nga Gaza veriore, por se muaj të tërë luftimesh janë përpara në jug. Lufta e shkaktuar mes Hamasit dhe Izraelit ka vrarë afro 20,000 palestinezë.

Rreth 1.9 milionë banorë të Gazës, më shumë se 80% e popullsisë janë dëbuar nga shtëpitë e tyre. Lufta e ka çuar gjithashtu sektorin shëndetësor të Gazës në kolaps.

Vetëm nëntë nga 36 objektet e saj shëndetësore janë ende pjesërisht funksionale vdhe të gjitha ndodhen në jug, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë.