Gëzon plazhe dhe vende të jashtëzakonshme, por banorët e këtij shteti janë më palumturit në Europë

Pavarësisht se është shpallur si një destinacion i ardhshëm pushimesh për turistët, një vend evropian me një birrë të lirë e cila kushton vetëm 1 euro, vendpushime të mrekullueshme të skive dhe me shumë qytete simpatike është shpallur si vendi më i palumtur në kontinent.

Bullgaria, është rritur në popullaritet vitet e fundit falë pushimeve me kosto të ulët, por vendasit nuk janë aq të gëzuar sa turistët.

Kryeqyteti i Bullgarisë, Sofja, është gjithashtu një destinacion mahnitës për t’u eksploruar i mbushur me histori të pasur dhe shumë për të bërë. Ai u emërua qyteti më i mirë për punëtorët në distancë në fillim të këtij viti.

Qyteti 2000-vjeçar krenohet me malet Vitosha, Kishën e Shën Gjergjit Rotunda dhe Qendrën Kombëtare të Operas dhe Baletit. Plus, ka dhjetëra klube dhe bare, një treg Krishtlindjesh në dhjetor. Ushqimi është shpesh super i freskët me supa, qebap, peshk të skuqur, qofte dhe bukë të skuqur të njohura nga të gjithë.

Pavarësisht kësaj, bullgarët rezultuan si populli më i palumtur në të gjithë Evropën në një sondazh që analizoi nivelet e kënaqësisë. Eurostat u kërkoi evropianëve të vlerësonin kënaqësinë e tyre me jetën në një shkallë nga 0 (shumë i pakënaqur) në 10 (shumë i kënaqur), por fatkeqësisht bullgarët u vlerësuan me 5.6 pikë mesatarisht.

Është interesante se Rumania, e cila kufizohet me Bullgarinë, ishte vendi i dytë më i lumtur i lidhur me Poloninë dhe Finlandën.

Në krye të listës ishte Austria, e cila krenohet me male dhe liqene mahnitëse, qytete dhe qyteza të mrekullueshme që frymëzuan mjedisin e Disney’s Frozen. Cilësia e jetës midis Austrisë dhe Bullgarisë mund të jetë mjaft e madhe edhe pse paga mesatare bruto në Austi është 45,635.35 £, ndërsa në vendin ballkanik është vetëm 17,521,48 £.

Renditja e Eurostat për vendet më të lumtura të BE-së në vitin 2023:

– Austria

– Polonia, Rumania, Finlanda

– Belgjikë, Holandë

-Danimarkë, Slloveni

-Republika Çeke, Irlanda, Malta, Suedia

-Estonia, Italia, Qiproja, Luksemburgu

-Spanja, Lituani

-Franca, Portugalia, Sllovakia

-Hungaria

-Kroacia, Letonia

-Greqia

-Gjermania

-Bullgaria.