I dhuron veshkën shefes, gruaja pushohet nga puna pasi nuk u shërua shpejt
Debbie Stevens, një grua 47-vjeçare, nga Long Island, pretendon se u pushua nga puna në “Atlantic Automotive Group” pasi i dhuroi një veshkë shefes së saj, Jackie Brucia.
Stevens paraqiti një ankesë në “Komisionin e të Drejtave të Njeriut të Shtetit” në New York, duke pretenduar se ajo ishte keqtrajtuar dhe pushuar nga puna pasi pronarja mori atë që donte.
Stevens, e punësuar si asistente nga Brucia në vitin 2009, i dhuroi veshkën e saj një të huaji për të ndihmuar Brucia të ngjitej në listën e dhuruesve të organeve. Pas dhurimit Stevens iu nënshtrua një operacioni tjetër në gusht 2011.
Pas kthimit të saj në punë, ajo pretendoi keqtrajtim, duke përfshirë bërtitjen dhe uljen në detyrë.
Stevens u konsultua me një psikiatër dhe pasi avokatët e saj i dërguan një letër “Atlantic Automotive Group”, ajo u pushua nga puna brenda një jave.
