Shkrumbohet gjatë natës nga flakët mobileria në Lushnje, ja çfarë dyshohet se e shkaktoi zjarrin

Në orët e para të mëngjesit të sotëm është djegur një mobileri në Krutje të Lushnjës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 2.

Në momentin e flakeve në punishte nuk ka pasur njerëz, ndaj edhe njoftimi për rënien e zjarrit është bërë me vonesë.

Ardhja e zjarrfikses bëri të mundur fikjen e flakëve, ndërsa mobileria u dogj e gjitha së bashku me  materialet që ishin brenda saj.

Prania e lendëve drusore dhe kimike beri të mundur që zjarri brenda 30 minutave të djegë gjithçka.

Shkaku sipas zjarrfiksëve dyshohet të ketë qenë shkendija elektrike.

Nuk ka njerëz të lenduar dhe as objekte të tjera pranë mobilerisë të dëmtuara.