Pas ironive të vazhdueshme nga Getinjo për Bleron, zbulohet se çfarë ndodhi mes tyre vite më parë
Getinjo nuk ka lënë rast pa ironizuar Bleron gjatë pjesëmarrjes së tij në Big Brother VIP Kosova, madje së fundmi duke e quajtur një kopje të tij.
Por çfarë ka ndodhur mes tyre?
Dhe duket se zanafilla e marrëdhënies së tyre jo të mirë ka qenë rreth 11 vite më parë, kur supozohej që të dy të bashkëpunonin për një këngë, së bashku me këngëtarin Labinot Tahiri.
Mirëpo, Blero ka kërkuar largimin e reperit nga bashkëpunimi, duke i propozuar Labit që kënga të ishte një duet mes atyre të dyve. Labi e kishte refuzuar këtë gjë, sepse sipas tij Getinjo duhej mbështetur. Për këtë arsye ata i kishin anuluar xhirimet.
Historinë e ka rrëfyer Labinoti katër vite më parë në emisionin ‘Sing my Song’ në Klan Kosova, ndërsa Getinjo e ka konfirmuar deklaratën e Labit asokohe me një postim në rrjetet sociale.


