VIDEO/ Gresa zbulon se çfarë ndodhi mes saj dhe Andit

U përfolen jashtëzakonisht shumë për lidhjen e tyre brenda spektaklit televiziv “BBVK”, por sot Gresa dhe Andi nuk kanë të njëjtin raport.

Lidhja e tyre e filluar brenda shtëpisë, nuk ka vazhduar jashtë saj.

Në emisionin me Shpend Lipen, Gresa Hoti ka treguar se çfarë ka ndodhur me ata të dy.

“Nuk jemi përshtatur jashtë, nuk jemi shokë më as nuk jemi tu fol, nuk di asgjë për të”, ka thënë modelja.