VIDEO/ Elgit Doda feston ditëlindjen, Klea i bën dedikimin e ëmbël: Fuqia dhe dobësia jote...

Sot, në shtëpinë e Elgit Dodës ka festë, kjo pasi ai feston 35-vjetorin e lindjes.

E sigurisht, urimin më të bukur e ka marrë nga partnerja e tij, Klea Huta, e cila ka postuar një video në rrjetin social “Instagram”, ku shihet me Elgitin dhe krahas shkruan:

“Gëzuar ditëlindjen producenti im i çmuar. Jam suportuesja jote më e madhe, fansja jote më e madhe, fuqia & dobësia jote. Jam mikesha jote më e mirë përjetë. Elgit Doda, me u plak me ty Zotit ja kërkoj. Të du’ sa botën“, shkruan ajo.