Ndryshimet klimatike rrezikojnë koralet/ Dhjetëra ishuj në Australi rrezikojnë të zhduken
Korali është nën kërcënim në ujërat Australiane. Sipas një studimi, ndryshimet klimatike po sjellin zhdukjen e dhjetra ishujt koralorë.
Dhjetëra nga ishujt koralorë që shënojnë kufijtë detarë të Australisë janë në rrezik zhdukje. Sipas një studimi, ngritja e nivelit të detit kërcënon ekzistencën e tyre.
Zhdukja e tyre mund të ketë implikime për kufijtë detarë të vendit, thuhet në studim.
Ishujt zgjerojnë juridiksionin e Australisë, me mbi një milion kilometra katrorë të territorit të saj të mbështetur dhe të përcaktuar nga prania e tyre.
Studimi vlerësoi 56 ishuj bazuar në faktorë të ndryshëm duke përfshirë sa të cenueshëm janë ata ndaj valëve të të nxehtit dhe përmbytjeve.
Raporti, i cili u botua në revistën Science of the Total Environment, identifikoi tre ishuj në veriperëndim të Australisë që konsideroheshin me "rrezik shumë të lartë" të kërcënimeve klimatike.
Njëmbëdhjetë ishuj të tjerë në Detin Koralor në brigjet e Queensland u klasifikuan si përballë rrezikut të lartë.
Asnjë nga ishujt nuk kishte zero rrezik.
Studimi bën me dije se rreziku i zhdukjes së tyre ka gjithashtu implikime gjeopolitike.
Ishujt "sigurojnë një sasi të madhe të zonës mbi të cilën Australia ka të drejta themelore- peshkimi, transporti, eksplorimi i mineraleve,"
Dr Thomas Felloëes, nga Universiteti i Sidneit - i cili bashkë-shkruajti studimin - tha se menaxhimi bregdetar i Australisë varet nga mbijetesa e ishujve koralorë.
Ai tha se marrja e hapave për të reduktuar përdorimin e karburanteve fosile mund të ndihmojë në ngadalësimin e rënies së ishujve.
Ishujt koralorë janë masa tokësore të ulëta të përbëra nga sedimentet e prodhuara nga mbeturinat e koraleve.
Korali është nën kërcënim në ujërat australiane.
The great Barrier Reef ka humbur më shumë se gjysmën e koraleve të saj për shkak të ndryshimeve klimatike, duke përfshirë ngjarjet e zbardhjes masive - një fenomen ku koralet nën stres dëbojnë algat që u japin atyre ngjyrat e tyre të veçanta.
Përafërsisht 25% e specieve detare në botë janë të varura nga shkëmbinjtë koralorë në një moment të ciklit të tyre jetësor.


