Numri i të vdekurve nga sulmet e vazhdueshme izraelite në Gaza rritet në 18,800

Numri i palestinezëve të vrarë në sulmin e vazhdueshëm izraelit në Gaza ka arritur në 18,800, thanë autoritetet lokale.

Sipas një deklarate të Zyrës për Media të Qeverisë me bazë në Gaza, 51,000 palestinezë janë plagosur deri më tani nga ushtria izraelite në Gaza në 70 ditët e luftës vdekjeprurëse.

Në deklaratë thuhet se 8,000 fëmijë dhe 6,200 gra ishin në mesin e të vrarëve.

Ai vuri në dukje se ushtria izraelite ka shkaktuar “një katastrofë humanitare të paprecedentë”; dhe shkatërrime të mëdha në Gaza.

Izraeli rifilloi ofensivën e tij ushtarake në Rripin e Gazës më 1 dhjetor pas përfundimit të një pauze humanitare njëjavore me Hamasin.

Numri i të vdekurve izraelitë në sulmin e Hamasit ishte 1200, ndërsa mbi 130 pengje ende mbahen nga grupi palestinez në Gaza, sipas shifrave zyrtare.

Numri i të vdekurve nga sulmet e vazhdueshme izraelite në Gaza rritet