Izraeli pretendon se ka vrarë gabimisht 3 pengje izraelitë që mbaheshin në Gaza
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Dhjetor 2023, 21:14
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se tre pengje izraelite në Gaza u identifikuan gabimisht si kërcënim dhe u vranë me armë zjarri.
“Gjatë luftimeve në Shejaiya, në Gazën veriore, IDF gabimisht identifikoi tre pengje izraelite si kërcënim. Si rezultat, trupat qëlluan drejt tyre dhe ata u vranë”, tha zëdhënësi i IDF, Daniel Hagari në një konferencë të premten, shkruan CNN.
“Gjatë kontrolleve në zonën ku ka ndodhur ngjarja, ka lindur dyshimi mbi identitetin e të ndjerit. Trupat e tyre u transferuan në territorin izraelit për ekzaminim, pas së cilës u konfirmua se ishin tre pengje izraelite”, shtoi ai.