U gjet i pajetë në vaskë, zbulohet shkaku i vërtetë i vdekjes së Matthew Perry
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Dhjetor 2023, 07:28
Është konfirmuar shkaku i vdekjes së aktorit, Matthew Perry.
Sipas "Zyrës së Ekzaminuesit Mjekësor të Qarkut LA", ylli i “Friends”, Perry vdiq nga efektet akute të ketaminës. Mënyra e vdekjes ishte aksidentale.
Raporti i autopsisë rendit gjithashtu mbytjen, sëmundjen e arterieve koronare dhe buprenorfinën, një opioid, efektet si kushte të tjera që kontribuan në vdekjen e tij.
Sipas raportit, Perry i cili ishte i pastër nga droga për 19 muaj ishte në terapi me infuzion të ketaminës. Trajtimi i tij i fundit ndodhi një javë e gjysmë para vdekjes së tij.
