“Më përdorën si kavie, kalova trauma shkatërruese” Kristi shpërthen pas Big Brother VIP

Kristi Dragot, djali i Robert Aliaj, ka qenë njëri nga finalistët e reality show-t 'Big Brother VIP'. Ndonëse ai ra në sy për qetësinë dhe strategjinë e tij, dhe nëpërmjet tyre fitoi zemrat e publikut, Kristi duket se nuk ka mbetur shumë i kënaqur nga kjo eksperiencë televizive.

Së fundmi, ai ka qenë i ftuar në emisionin 'Glamour Zone', përballë moderatores Ester Bylyku, ku ndër të tjerA e konsideroi veten si kavie, madje u shpreh se pas kësaj eksperience televizive doli me trauma.

Ester Bylyku: Më the që 2023, ka qenë një vit traumatik për ty. Konkretisht për çfarë e kishe fjalën?

Kristi Dragot: Po është traum, të jesh kavie 5 muaj në një vend, me njerëz tërësisht të padëshiruar, është një formë traume.

Ester Bylyku: Në momentin që ti thua se ishe kavie dhe ishe në një vend me njerëz të padëshiruar, pse qëndrove? Askush nuk të mbajti me zor, nëse doje mund të largoheshe.

Kristi Dragot: Kjo ishte pak si lloto. Unë zgjodha të qëndroja në një ambient me njerëz që nuk i njihja dhe nuk e dija qe çfarë do të ndodhte. Kjo ishte një traumë, por ishte traumë e mirë, sepse vlen për jetën time dhe gjendjen shpirtërore. Kjo gjë shkatërron por edhe përmirëson në të njëjtën kohë.