Olta Gixhari shtatzënë për herë të dytë?
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Dhjetor 2023, 15:53
Aktorja e njohur, Olta Gixhari, kohët e fundit ështe përfolur gjatë në rrjet, kjo pas paraqitjes së saj disa javë më parë, në Tuz të Malit të Zi, për premierën e filmit “Në kuadër të dashurisë”, ku vihej re barku i saj i rrumbullakosur.
Ndjekësit e saj filluan menjëherë aludimet se artistja mund të jetë shtatzënë dhe sipas "Iconstyle" ky lajm është i vërtetë.
Së fundmi, Olta ishte edhe në Spanjë ku bëri disa analiza, moment të cilin e ndau edhe me ndjekësit në rrjetin social "Instagram".
Kujtojmë që ajo është nënë e një djali, i cili quhet Amar.
