Dy gëzime në një ditë, sot një festë e veçantë për Bora Zemanin

Moderatorja e njohur Bora Zemani, sot ka premierën e filmit të saj, me titull “5 Herë Jo”.

Me anë të një postimi në rrjetin social “Instagram”, ndjekësit e saj kuptuan se pse ajo e ka zgjedhur pikërisht këtë datë, pasi djali i saj, Arbori feston ditëlindjen dhe mbush plot 9 vjeç.

Kujtojmë që Bora Zemani dhe ish-partneri, Vin Veli, i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre në vitin 2017.

Prej disa vitesh tashmë ajo është në një marrëdhënie me aktorin e humorit Donald Veshaj, me të cilin ka pasur disa kriza, por duket që gjërat mes tyre janë stabilizuar.

Tashmë, ata do të sjellin filmin e tyre të parë, “5 herë jo”, një komedi romantike, ku protagonist do të jetë vetë çifti.

Dy gëzime në një ditë, sot një festë e