VIDEO/ U ndje e ngacmuar sek*ualisht nga Ganiu, Shqipja flet për të afërmin e saj: Kam vuajtur nga dikush që...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Dhjetor 2023, 10:42
Shqipe Hysenaj banorja e spektaklit televiziv “BBVK2”, në primen e fundit, ka folur më shumë për situatën kur është përplasur me Ganiun.
Ajo është shprehur se gjatë përplasjes me të është ndjerë e ngacmuar seksualisht nga ai.
Gjatë momenteve të përplasjes ajo ka thënë se Ganiu ka qenë i pirë dhe mbrëmjen e së hënës, Shqipja ka prekur një moment nga jeta e saj ku ka vuajtur nga një person alkoolist.
"Më parë kam vuajtur nga dikush që ka pas pirë, nuk dua të tregoj historinë dhe s’do e tregoj kurrë", u shpreh ajo.
Ajo është prekur dhe s’ka dashur të flasë më shumë për këtë moment.
Kujtojmë që Shqipja ishte në nominim me Ganiun dhe ajo është shpallur e preferuara sepse ishte më e votuara nga publiku.
View this post on Instagram
