FOTO/ “Po të mos ishe ti, do ta shikonin Europianin tek kafja e lagjes'', Luizi ''thumbon'' lojtarët e kombëtares

Luiz Ejlli, së fundmi ka qenë shumë i angazhuar me koncerte.

Ditën e sotme me anë të një postimi në Instagram ai tregon se ndodhet në Shkup.

Atje ai ka takuar edhe futbollistin e kombëtares, Jasir Asanin.

Kujtojmë që kombëtarja jonë, këtë vit është kualifikuar në “Euro 2024”.

Sipas Luizit merita më së shumti është e Jasirit, i cili ka dhënë një performancë të shkëlqyer në të gjitha ndeshjet.

Krahas fotos që Luizi ka ripostuar me Asanin shkruan:

“Po të mos ishe ti, kombëtarja do ta shikonte Europianin tek kafja e lagjes.”

Luizi së shpejti do të bëhet edhe babi i një vajze, lajmin e ka konfirmuar me anë të një këngë që i ka dedikuar vogëlushes që do të vijë në jetë.

FOTO/ “Po të mos ishe ti, do ta shikonin Europianin tek kafja e