FSHESA ME KORENT “HËNGRI” 750 MIJË €/  Gjendet unaza “e vjedhur” e biznesmenes malajziane

Bizhuteritë, janë ndër sendet që humbasim më shpesh! Por humbja e një unazë me vlerë 750 mijë euro bëri që stafi i një hoteli në Paris t’i futet punës për të zbuluar se si u zhduk. Ja se kush e kishte vjedhur!

Humbja e sendeve me vlerë na ndodh shpesh. Por këtë herë ajo që i ka ndodhur një biznesmeneje malajziane me unazën e saj ngjason me një skenë filmi.

Unaza me vlerë 750,000 euro e cila u zhduk në hotelin Ritz në Paris, është gjetur në një fshesë me korrent. Pronarja e saj, paraqiti një ankesë në polici të premten pasi dyshoi se një punonjës e kishte vjedhur atë.

Rojet e sigurisë së Ritz e gjetën unazën mes pluhurit në një qese vakumi të dielën. E ftuara kishte udhëtuar për në Londër të premten, por tani do të kthehet në Paris vetëm për unazën e saj.

Kushedi se çfarë, fati a rezervuar për të! Tre netë të tjera free i ka ofruar hoteli, megjithëse ajo nuk ka ndërmend të pranojë ofertën.

Në një deklaratë për Le Parisien, hoteli tha: “Falë punës së përpiktë të rojeve të sigurisë, unaza u gjet këtë mëngje.” Nuk është hera e parë që bizhuteritë raportohen të zhduken në hotel.

Në vitin 2018, pesë burra të armatosur sekuestruan mallra me vlerë më shumë se 4 milionë euro nga një dyqan bizhuterish brenda objektit të famshëm.

Më vonë atë vit, një anëtare e paidentifikuar e familjes mbretërore saudite raportoi vjedhjen e bizhuterive me vlerë qindra mijëra paund nga suita e dhomës së saj të hotelit.