Procesi i Berlinit, Rama falenderon Scholz: Është platforma kryesore për bashkëpunimin e nivelit të lartë në Ballkanin Perëndimor
Kryeministri Edi Rama, me rastin e Kongresit të SPD ka falënderuar kancelarin gjerman Olaf Scholz, ndërsa është shprehur se Procesi i rinovuar i Berlinit është një nga sukseset e miqve dhe aleatëve në kryeqytetin gjerman.
Rama thekson se Shqipëria mbetet thellësisht e përkushtuar ndaj Procesit të Berlinit si platforma kryesore për bashkëpunimin e nivelit të lartë në Ballkanin Perëndimor.
“Me rastin e Kongresit të SPD në Berlin, falënderoj sinqerisht kancelarin gjerman Olaf Scholz për udhëheqjen e tij.
Procesi i rinovuar i Berlinit është vetëm një nga shumë sukseset e miqve dhe aleatëve tanë në Berlin.
Shqipëria do të mbetet thellësisht e përkushtuar ndaj këtij procesi si platforma kryesore për bashkëpunimin e nivelit të lartë në Ballkanin Perëndimor”, shkruan Rama në platformën X.
On the occasion of the SPD Congress in Berlin, I sincerely thank @Bundeskanzler Olaf Scholz for his leadership???? The rejuvenated Berlin Process is just one of many successes of our friends and allies in Berlin. Albania will remain deeply committed to this process as the principal…
— Edi Rama (@ediramaal) December 9, 2023
