Krujë/Masivi shkëmbor rrezikon jetën e disa familjeve në fshatin Kurcaj, banorët tregojnë makthin nga shembja e gurëve

Në fshatin Kurcaj në malësinë e Krujës tre ditë më parë një masiv i madh shkëmbor ka rrëshkitur duke rrezikuar disa familje.

Nga reshjet e furishme dhe rrëketë e krijuara nga reshjet janë shkeputur masive shkëmbore dhe rrezikuar disa banesa, bllokuar rrugën e fshatit.

Disa banesa të izoluar prej disa ditësh, ndersa mbetet e vështirë të ndërhyhet me mjetet e bashkisë së Krujës në largimin e masiveve shkëmbore.

Në fshatin Kurcaj përfaqësuesit e bashkisë së Krujës janë njohur me situatën e krijuar ndërsa kërkohet ndërhyrje me mjete të mëdha në coptimin e gurëve dhe largimin e tyre, për të çliruar dhe hapjen e rrugës së fshatit.

Banorët na tregojnë makthin e asaj që kanë përjetuar nga shembja e gurëve, ndërsa në familjen e Beqir Cacës një gur i përmasave mjaft të mëdha ka rrëshkitur rreth 100 metra nga pjesa e malit duke rënë pranë banesës, ndërkohë tërë familjarët ndodheshin në shtëpi duke shpëtuar mrekullisht nga një tragjedi.

Të tjera familje ndodhen të izoluara në fshatin Kurcaj ndërsa presin ndërhyrjen e institucioneve në rregullimin e gjendjes dhe situatës së krijuar nga rënia e gurëve në këtë fshat.

Mjeku neuro-psikiatër Rifat Daci sot në moshën 75 vjeçare ende nuk e ka ndërprerë aktivitetin e tij.

Plot 50 vite në këtë profesion, siç dhe ai tregon nuk do ta ndërpresë punën si mjek deri në frymën e fundit. Prej orëve të para të mëngjesit atë do ta gjeni në poliklinikën e Krujës.

Mjeku Rifat Daci tregon për kushtet vështira asokohe, duke shërbyer me pasionin e tij si mjek. Tërë jetën ka punuar në spitalin e Krujës, ndërsa prej mungesës së mjekëve specialistë çdo javë shërbente spitalit të Laçit.

Në disa vende të botës ka kryer specializime në fushën e tij. Sot ushtron profesionin e tij në spitalin e Krujës, nga mungesa e mjekëve të këtij specialiteti.