VIDEO/ "Qarkulloni me kujdes dhe ulni shpejtësinë", Balla: Ndiqni udhëzimet e Policisë dhe autoriteteve
Teksa janë shtuar reshjet e dëborës dhe të shiut në disa zona në vendin tonë, ministri i Brendshëm Taulant Balla i ka bërë thirrje qytetarëve që të lëvizin me kujdes dhe të ulin shpejtësinë.
Në disa akse si: Gjirokastër-Sarandë, në Qafë Murriz, Bogë apo Vermosh qarkullimi i mjeteve është i vështirë. Megjithatë Balla thotë se Policia, Autoriteti Rrugor dhe njësitë e qeverisjes vendore janë në krye të detyrës.
Balla gjithashtu i bën thirrje drejtuesve të automjeteve të ndjekin udhëzimet e Policisë dhe autoriteteve të tjera.
Postimi i ministrit Balla:
Ndërsa reshjet e dëborës dhe të shiut vijojnë Policia e Shtetit, Autoriteti Rrugor dhe njësitë e qeverisjes vendore janë në krye të detyrës, nga Boga, Vermoshi, Qafë Murriza, në rrugën e Arbrit, deri në Qafë Muzinë në aksin rrugor Gjirokastër-Sarandë etj.
Qarkulloni me kujdes dhe ulni shpejtësinë, jo vetëm në akset ku ka reshje dëbore por edhe në akset e tjera rrugore, pasi lagështira në rrugë është burim për përfshirje në ngjarje rrugore.
Ndiqni udhëzimet e Policisë dhe të autoriteteve të tjra. Për çdo nevojë, telefononi në numrin pa pagesë 112 dhe do të keni menjëherë ndihmën e shërbimeve të Policisë së Shtetit.


