“Policët”-hajdutë ende të lirë/ Grabitësit në Prush mund të jenë orientuar, u ndanë në dy grupe pasi luftës me policinë, dyshohet grupi i …

Shtëpia e Gani Himës që u tentua të grabitet në Prush të Tiranës dallon nga shumica e banesave të tjera në Fshat! Rruga është e shtruar, dhe vila në kodër ka rrethim të fortë!

Kamerat e sigurisë në çdo anë kanë arritur të fiksojnë personat që hynë aty për të grabitur mbrëmjen e së shtunës! Ishin pesë persona të veshur me xhupa fosforeshentë dhe stema të ngjashme me ato të Policisë!

Pamjet kanë zbuluar të gjitha lëvizjet, por nuk mund të ndihmojnë në identifikimin e hajdutëve pasi fytyren e fshehën nën kapuçë!

Një nga dyshimet e fqinjëve të familjes është se hajdutët mund të jenë ndihmuar në nga persona të fshatit ose mund të kenë informacion për familjen që kishin vënë shënjestër.

Fakti që tentativa e grabitjes ndodhi në kohën kur në banesë kishte vetëm të moshuar, shton dyshimet.

Ishte një nip i familjes ai që dha alarmin për policinë! Por kur patrulla e parë mbërriti aty, u përball me breshëri plumbash  nga dy nga hajdutët të armatosur me kallashnikov!

Kundërpërgjigja me zjarr e policisë, e ndau grupin në dy pjesë! 3 u larguan nga vendngjarja me një makinë, dy të tjerë shpëtuan duke iu ngjitur kodrës! Kontrollet e postblloqet nuk dhanë rezultate të mënjehershme!

Efektivët e policis u rikthyen pranë familjes me dritën e diellit në kërkim të gjurmëve të hajdutëve!

U sekuestruan gëzoja e leva. Anëtarët e Familjes Hima mësohet se kanë dhënë dëshmi për grupin hetimor dhe nuk pranuan ta hapin derën për mediet!

Disa persona u shoqëruan në polici për verifikime e dëshmi, por zyrtarisht hajdutët janë të lirë në arrati!

Nisur nga dinamika e ngjarjës hetusit kanë dyshim të arsyeshëm se mund të jënë të njejtë persona që kanë grabitur argjendarine në zonën e Kamzës.